Skandal në futbollin anglez, futbollistët vënin baste

1 Tetor 2016 - 12:57      

Hetimet e Daily Telegraph zbulojnë çdo ditë detaje të reja për skandalin e futbollit anglez. Këtë radhë kjo e përditshme ka publikuar një video të ish-trajnerit të Premier League, Harry Redknapp, që zbulonte se futbollistët e tij vinin baste për rezultatin e një prej ndeshjeve të tyre.

Në videon e tij, Redknapp theksoi se nuk e mendonte që ky veprim i tyre në atë kohë binte ndesh me rregulloren e Federatës Angleze. Në fakt rregullat e qeverisë së futbollit anglez e theksojnë se lojtarët e kanë të ndaluar të vënë baste për ndeshjet e e tyre dhe se trajnerët duhet të raportojnë nëse ata e bëjnë një gjë të tillë.

Harry Reedknapp, ish-trajner i West Ham, Portsmouth, Southampton, Tottenham dhe Queens Park Rangers, u takua me gazetarët që ishin të maskuar si sipërmarrës nga Lindja e Largët, të cilët kërkonin të ndërhynin në merkaton e transferimeve të futbollit anglez, transmeton TCH.

Skandali i Daily Telegraph fillimisht zbuloi emrin a Sam Allardyce, i cili u largua menjëherë nga pankina e Anglisë, për t'u zgjeruar më pas me emra të tjerë trajnerësh. Për shkak të këtij skandali u largua nga detyra e tij dhe zv/trajneri i Barnsley, Tommy Wright

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...