De Biasi tregon synimet e kombëtares dhe pse s'e ftoi Gashin

1 Tetor 2016 - 11:51      

Pas publikimit të listës së lojtarëve që do të ketë të gatshëm për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës, De Biasi foli në konferencën për shtyp për grumbullimin e lojtarëve të rinj si Grezda dhe Latifi si dhe lënien jashtë të sulmuesit Shkëlzen Gashi.

De Biasi u shpreh se për këto dy takimi ka grumbulluar lojtarët që janë në formën e tyre më të mirë, transmeton gazeta tema.

Italiani theksoi se synimi i kombëtares shqiptare është që të arrijë të renditet në vëndin e tretë në tabelën e klasifikimit ku ndeshjet kryesore për të janë sfidat ndaj Maqedonise, Izraelit dhe Lihtenshtejnit.

“Ndeshjet e rëndësishme për ne janë ato me Lihtenshtejnin, Maqedoninë e Izraelin, si fillim të përqendrohemi te këto, pasi ndeshjet e tjera kanë histori në vetë. Udhëtimi drejt Rusi 2018 është shumë i vështirë për ne, duhet ta bëjmë sa më pak të komplikuar të mundshëm. Gjërat më të rëndësishme i bëjmë kur jemi të përqendruar, për mua e rëndësishme është të bëjmë sa më mirë ndaj Lihtenshtejnit, pasi ne duhet të bëjmë pikë. Kur duam të bëjmë pikë nuk është e thjeshtë për ne. Ne mbajmë nën kontroll të gjithë lojtarët që janë dhe mundohemi të zgjedhim kush është më mirë dhe kush nuk është”

Ndërkohë, Italiani foli dhe për risitë e reja të listës së grumbullimit të lojtarëve.

“Kam folur këto ditë me Gashin, ishte i gatshëm të vinte për këto ndeshje, por bëra zgjedhje të tjera Kam afruar të rinj si Manaj, Grezda e Latfii, të rinj për të ardhmen. Unë zgjedh lojtarë të përshtatshëm për projektin” perfundoi Italiani.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...