Celina: Dua ta udhëheq Kosovën drejt Botërorit 2018

1 Tetor 2016 - 11:49      

Kosova ka një rrugë të gjatë drejt Rusia 2018, pasi ka në Grup katër ekipe shumë të forta si, Kroacinë, Islandën, Ukrainën e Turqinë.

Pas barazimit 1 me 1 me Finlandën, Kosova do të luajë kundër Kroacisë me 6 tetor 2016, para se të shkojë drejt Ukrainës tre ditë më vonë, transmeton koha.net.

Për Bersant Celinën, menaxheri Albert Bunjaki, është “një shok i mirë, shumë bashkëpunues e me taktika të shkëlqyera”. Ai ka besim shumë të madh në ekipin e Kosovës, pavarësisht detyrave të vështira që gjenden përpara, raporton FIFA transmeton koha.net.

“Ta drejtojë Kosovën drejt Botërorit Rusia 2018 është ambicia që kam. Ky është qëllimi im përfundimtar” ka thënë Celina, megjithëse ka pranuar se Kosova është në një grup shumë të fortë.

“Qëllimi është që të kualifikohemi, dhe nuk duhet të jetë asgjë tjetër. Ne duhet të luajmë në çdo lojë dhe të japim gjithçka nga vetja. Kurrë nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe unë besoj se ne mund t’ia dalim”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...