1 Tetor 2016 - 11:39
Risi e listës së Petkoviq është rikthimi i yllit nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili nuk ishte grumbulluar në ndeshjen e fundit për shkak të lëndimit.
Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë për kosovarët e Zvicrës, pasi kësaj radhe, trajneri boshnjak nuk e ka ftuar Shani Tarashajn, i cili sa është kthyer nga një lëndim, shkruan albinfo.ch.
Përveç Shaqirit, në listën e ish-trajnerit të Lazios, janë përfshirë edhe katër futbollistë të tjerë shqiptarë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi.
Ndryshe, Zvicra do të luajë më 7 tetor kundër Hungarisë dhe më pas më 10 tetor kundër Andorrës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...