Iniesta i kthehet Spanjës në ndeshjen kundër Shqipërisë

1 Tetor 2016 - 10:38      

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta dhe sulmuesi i Napolit, Jose Callejon, janë pjesë e seleksionit të Spanjës prej 22 lojtaresh për ndeshjet kualifikuese për Boterorin -2018 ndaj Italisë dhe Shqipërisë, bëri të ditur federata spanjolle.

I lënduar në mesin e gushtit, mesfushori 32-vjeçar, i cili ka shënuar 12 gola në 113 seleksione, nuk luajti në ndeshjen e fituar në Belgjikë (2-0) si dhe ndaj Liechtenstein (8-0) në fillim të shtatorit.

“Rikthimi i Andres është një lajm i mirë për ne, pasi ai është lojtari ynë kryesor”, është shprehur seleksioneri i ri, Julen Lopetegui.

Callejon, me dy seleksione, luan me ekipin napoletan, që mban vendin e dytë në kampionat. Sulmuesi 29-vjeçar ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje të kampionatit.

Seleksioni spanjoll është:

Portierë: David De Gea (Manchester United/ANG), Pepe Reina (Napoli/ITA), Sergio Rico (FC Séville)

Mbrojtës: Jordi Alba (Barcelone), Gerard Piqué (Barcelone), Sergi Roberto (Barcelone), Sergio Ramos (Real Madrid), Dani Carvajal (Real Madrid), Nacho (Real Madrid), Javi Martínez (Bayern Munich/GJER)

Mesfushorë: Sergio Busquets (Barcelone), Andrés Iniesta (Barcelone), David Silva (Manchester City/ANG), Saúl Ñíguez (Atletico Madrid), Koke (Atletico Madrid), Thiago Alcántara (Bayern Múnich/GJER), Lucas Vázquez (Real Madrid), Francisco Alarcón “Isco” (Real Madrid)

Sulmues: Diego Costa (Chelsea/ANG), Alvaro Morata (Real Madrid), Nolito (Manchester City/ANG), Víctor Machín “Vitolo” (FC Séville), Jose Callejon (Napoli/ITA)

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...