1 Tetor 2016 - 13:36
Kur një gazetar ia vë mikrofonin para fytyre një futbollisti, ai duhet të mendojë mirë para se të flasë. Kjo pasi çdo fjalë e tij incizohet dhe do të botohet sa herë që shfaqet nevoja. Në vitin 2014, kur Naby Keita po jepte një intervistë drejtpërdrejt për televizionin e klubit të tij Red Bull Salzburg, ai me siguri se nuk kishte menduar shumë.
"Dua të bëhem lojtari më i mirë i Afrikës dhe një ditë të luaj për Barcelonën", kishte deklaruar ai.
Ndoshta, një deklaratë e tillë ishte i ngutshme për një 19-vjeçar plotësisht të panjohur që për herë të parë po e shijonte nivelin elitar të futbollit.
Por, pas më pak se dy vjetësh, mesfushori nga Guineja është bërë startues i rregullt te skuadra e Bundesligës, RB Leipzig, dhe i pazëvendësueshëm për shtetin e tij. Po ashtu, Keita qëndron prapa deklarimeve ambicioze të intervistës së tij.
"Ende e kam synimin të njëjtë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Prej fëmijërisë e kam dashur Barcelonën, kështu që dua të luaj një ditë me këtë skuadër. Po ashtu, do të pranoja edhe ofertat e ekipeve të mëdha të Evropës si Bayern Muenchen e Real Madrid, pasi janë në një kategori me Barçën", insiston Keita...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...