1 Tetor 2016 - 12:43
"Futboll kam filluar të luaj në moshën katërvjeçare nëpër rrugët e Venezuelas, por gjithmonë e kam dashur basketbollin dhe e ëndërroja veten në këtë sport për shkak se isha i obsesionuar pas Michael Jordanit. Numri im favorit është 23 që e ka bartur Jordani", thotë Rondon para se të pranojë se babai i tij kishte të drejtë kur vendosi për sportin me të cilën do të merrej. "Kam mundur pa problem të luaj në nivelin më të lartë të basketbollit në Venezuelë, por babai im me tha që të mbahem me futbollin, pasi këtu ka më shumë mundësi. Kjo është dëshmi se babai ka gjithmonë të drejtë".
Rondon është blerja rekorde e WBA-së kur u transferua në vitin e shkuar nga skuadra e Zenitit të Rusisë për një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh. Ai kampanjën e tij në Premier League e ka nisur furishëm, duke shënuar gjashtë gola në po aq paraqitje deri më tash. "Nuk është lehtë të adaptohesh në futbollin evropian kur vjen nga Amerika Latine, pasi këtu është mentalitet tjetër. Unë jam i lumtur që jam këtu, pasi Anglia ka ligën më të fortë në botë", është shprehur Rondon. "Këtu futbolli është fizik dhe ka shumë kontakte, gjë që është shumë e vështirë për një sulmues përballë qendërmbrojtësve të fortë". ..(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...