1 Tetor 2016 - 11:40
Mirëpo, gjërat tashmë kanë ndryshuar shumë dhe skuadrat italiane nuk po vrapojnë më pas më të mirëve. Klubet nuk po bëjnë më shpenzime marramendëse për shkak se nuk i kanë paratë që i kishin. Në përgjithësi, Serie A, kohët e fundit ka shteruar nga paratë, duke u shndërruar në vend për angazhimin e futbollistëve të papërvojë apo fare të panjohur.
Klubet tashmë kanë ndryshuar filozofinë, duke marrë lojtarët e rinj, të cilët brenda një kohe të shkurtër po i shesin me çmime marramendëse. Serie A më nuk është ligë që po i mban talentet, por që i përgatit dhe zhvillon për ligat e tjera, të cilat kanë më shumë para. Këtë edicion, kanë rënë në sy pesë lojtarë të rinj që po luajnë në Serie A dhe po llogariten si e ardhmja e futbollit, jo vetëm për Italinë.
Davide Calabria (19 - Milan)
Mbrojtës që mund të luajë pa problem në të dy krahët, por më shumë preferon krahun e djathtë. Fizikisht i fortë dhe shumë i shpejtë, Calabria veçohet edhe për harkimet fantastike që i bën gjatë ndeshjes. Ai me ekipin e parë të Milanit, debutoi në edicionin e shkuar, por këtë edicion gjërat kanë ndryshuar në të mirë të Calabrias. Futbollisti i ri, këtë edicion e ka stabilizuar veten si titullar te trajneri Vincenzo Montella, duke e nxjerrë nga loja gradualisht Ignazio Abaten.
Gianluigi Donnarumma (17 - Milan)...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...