1 Tetor 2016 - 09:30
Në fakt përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ende nuk ka publikuar listën me emrat e futbollistëve të ftuar, por të premten klubi kroat Lokomotiva ka konfirmuar se tashmë Grezdës i ka shkuar ftesa që të bashkohet me kombëtaren A. Është bërë e ditur se ftesa ka shkuar edhe për Latifin, ndonëse të dy lojtarët kanë thënë se do të flasin vetëm pasi që De Biasi të bëjë publike komplet listën.
Shqipëria javën tjetër i luan dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018". Më 6 tetor luan në udhëtim me Lihtenshtajnin, ndërsa më 9 tetor në Shkodër e pret Spanjën. Shqipëria ka nisur mirë eliminatoret - me fitore 2:1 ndaj Maqedonisë, ndërsa llogarit në tri pikë edhe ndaj Lihtenshtajnit dhe shpreson në befasi ndaj Spanjës. Pikërisht ndaj Lihtenshtajnit shihet mundësia që të debutojnë dy kosovarët e rinj, të cilët më pas nuk do të mund të luajnë për Kosovën...(Detajet mund t;i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...