Kroacia me plot yje, por jo në formën më të mirë

1 Tetor 2016 - 09:22      

Trajneri kroat, Ante Çaçiq, ka ftuar lojtarët më të mirë, ndonëse sipas mediave kroate shumë prej tyre po kalojnë ditë të vështira me klubet e tyre. Ndërkohë, trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka freskuar listën edhe me dy debutues. Më 6 tetor Kosova pret Kroacinë në Shkodër, ndërkohë më 9 tetor luan me Ukrainën në Krakow të Polonisë. Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, do të zbulojë listën të dielën, në ditën kur edhe do të nisë përgatitjet për këto ndeshje, shkruan sot Koha Ditore.

Luka Modriq (Real Madrid), Ivan Rakitiq (Barcelona), Ivan Perishiq (Inter). Këta yje janë të parët në listën e mesfushorëve të Kroacisë të ftuar për ndeshjen me Kosovën e Finlandën. Kosova e pret Kroacinë më 6 tetor në Shkodër në kuadër të eliminatoreve për botërorin e futbollit "Rusia 2018".

Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Çaçiq, të premten ka publikuar listën me emrat e 21 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës. Çaçiq ka ftuar më të mirët dhe lista e tij është e mbushur me plot emra të njohur të futbollit evropian. Mjafton të përmenden Modriq e Rakitiq që kanë rol të madh te dy skuadrat lidere, Reali e Barcelona. Në Përfaqësuesen e Kroacisë ka edhe plot emra tjerë të njohur, por gjendja e ekipit nuk është prej më të mirave, kanë raportuar të premten mediat në Kroaci, që kanë bërë një analizë të formës që po e kalojnë lojtarët.

Çaçiq ka bërë fare pak ndryshime në krahasim me ekipin që luajti më 5 shtator ndaj Turqisë (1:1). Kroacia do të mblidhet të hënën në Zagreb, ndërsa pas dy ditësh, të mërkurën, kroatët udhëtojnë për në Tiranë.

Një e treta e ekipit kroat po kalon momente të vështira...(Detajet mund t;i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...