Konfirmohet, Eros Grezda në kombëtare A të Shqipërisë

30 Shtator 2016 - 22:47      

Eros Grezda po jetën ëndrrën. Pas paraqitjeve fantastike me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat, në harkun e një muaji 21-vjeçari ka kaluar nga debutimi me Kombëtaren Shpresa, te grumbullimi me përfaqësuesen A.

Mesfushori ofensiv, që luan si në krahun e djathtë ashtu edhe në të majtin, do të jetë zyrtarisht i grumbulluar me Shqipërinë, për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

Pas sinjaleve se trajneri Gianni De Biasi do të nisë rifreskimin e skuadrës, duke afruar disa elementë të rinj, mes të cilëve ishte edhe Grezda, tashmë nga Kroacia vjen konfirmimi. Me krenari, klubi i Lokomotivës së Zagrebit njoftoi në profilin në facebook se pas grumbullimeve me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve, tashmë Eros Grezda mori ftesën duke fituar edhe thirrjen e parë në Kombëtare, transmeton Supersport.

Mesfushori i lindur në Gjakovë mendohet se është një ndër tre prurjet e reja në skuadrën kuqezi, ku është përfolur edhe për lojtarin e Skënderbeut, Liridon Latifi dhe për rikthimin e sulmuesit të Gaz Metanit në Rumani, Azdren Llullaku, që pas grumbullimit në vitin 2013 është në pritje të debutimit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...