Alves dëshiron trofeun e Ligës së Kampionëve me Juven

30 Shtator 2016 - 22:06      

Mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves, ka insistuar se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë për të fituar Ligën e Kampionëve sivjet.

“Zonja e Vjetër” ka dominuar Serie A-në, por nuk ka fituar asnjë trofe europian që prej vitit 1996.

Alvesi ishte pjesë e ekipit të Barcelonës që mposhti Juven në finalen e Ligës së Kampionëve gjatë vitit 2015, por braziliani dëshiron ta fitojë këtë trofe me kampionin italian.

“Juventusi është ekip i jashtëzakonshëm dhe është në gjendje që të mposhtë secilin ekip në Europë”, ka thënë Alves, i cili ka realizuar dy gola në gjashtë paraqitje për Juventusin.

“Me këtë kualitet vijnë edhe pritjet në çdo garë dhe hap pas hapi ne mund t’ia dalim. Natyrisht nuk do të jetë e lehtë sikur të bëhesh kampion i ligës apo ta fitosh çdo ndeshje të mundshme, por kjo është ajo që pritet nga një klub si Juve”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...