30 Shtator 2016 - 20:48
ESPN raporton se Klitschko dhe Fury janë pajtuar që testi antidoping të mbikëqyret nga Shoqata Vullnetare Anti-Doping (VADA) me bazë në Las Vegas, transmeton Koha.net.
“Fury kishte dorëzuar më 22 shtator një provë të urinës në Lancaster të Anglisë dhe rezultatet janë kthyer pozitive për substancën ‘benzoylecgonine’, komponim qendror i gjetur në kokainë dhe shënues i testit pozitiv për substancën e ndaluar”, shkruan ESPN.
Një letër dërguar nga presidenti i VADA-s, Margaret Goodman përfaqësuesve të Furyt, Klitschkos, Bordit Britanik të Kontrollit të Boksit, dhe Komisionit të Shoqatës së Boksit Amerikan të enjten, një kopje që ESPN e ka siguruar, konfirmon se urina përmbante substancën e ndaluar ‘benzoylecgonine’.
ESPN shkruan se testimi i VADA-s për performancën e rritjes së drogës bëhet e ndarë dhe zgjat më shumë, dhe rezultatet e plota ende nuk në dispozicion. Fury ka të drejtë që të kërkojë analizë të menjëhershme të mostrës “B”.
Në rast se testet dalin përsëri pozitive atëherë Fury rrezikon që të mbetet pas asnjë brez të titullit të botës, të cilat pritej se do t’i mbrojë në rimeçin kundër Klitschkos më 29 tetor, meç ky që është shtyrë për herë të dytë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...