Bunjaki: Rashica i gatshëm për lojë

30 Shtator 2016 - 18:05      

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka konfirmuar se mesfushori Milot Rashica është i gatshëm për dy ndeshjet e radhës kundër Kroacisë dhe Ukrainës.

Rashica ishte i dyshimtë për këto dy ndeshjet e tetorit për shkak të një lëndimi që kishte pësuar me Vitessen, transmeton Koha.net.

“Milot Rashica nuk është i lënduar, kam biseduar me të dhe është në gjendje të mirë. Besoj se nesër do të jetë startues për ekipin e tij në kampionatin holandez”, ka thënë Bunjaki.
Bunjaki beson se Kosova brenda dy viteve të ardhshme do të jetë shumë më e mirë, pasi sipas tij çdo lojë që e zhvillojnë futbollistët së bashku bëhen edhe më të mirë.

“Brenda dy viteve do të jemi shumë më të mirë. Pas çdo loje do të jemi shumë më të mirë”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se më 4 tetor do të ketë stërvitje të hapur të Përfaqësueses në Kosovë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...