30 Shtator 2016 - 17:55
Nurkoviq është anëtari më i ri i Përfaqësueses së Kosovës, që në tetor i luan dy ndeshjet e radhës eliminatore për botërorin "Rusia 2018". Nurkoviq, madje, është i vetmi joshqiptar në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Ai është boshnjak, i lindur e i rritur në Bosnjë-Hercegovinë.
“Atdhe Nuhiu nuk do të jetë në ndeshjen kundër Kroacisë, por do të jetë Arbër Zeneli e Adis Nurkoviq”, ka thënë Bunjaki, transmeton Koha.net.
Ai më tutje ka thënë se ekipi duhet të japë 120 për qind që të nxjerr rezultat pozitiv ndaj Kroacisë, që sipas tij është në mesin e top 10 kombëtareve më të forta në botë.
“Kroacia është në top dhjetë ekipet më të mira në botë, por edhe Ukraina është shumë e fortë. Duhet të japim 120 për qind, 100 për qindëshi nuk mjafton. Shpresojmë që Kroacia nuk është në formën më të mirë. Ne do të kemi shanset tona, por duhet të mundohemi të mos iu lejojmë shumë hapësira. Kemi lojtarë të ri, që janë duke kaluar një formë të mirë, por sigurisht se do ta kemi të vështirë”, është shprehur Bunjaki.
Bunjaki gjithashtu ka thënë se është analizuar loja e Kroacisë, dhe ekipi është i gatshëm për përballje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...