Foto: Koha

Gjilani “fundos” Dritën [video]

30 Shtator 2016 - 17:14      

Gjilani ka arritur të marrë pikët e plota në derbin kryesor lokal në Kosovë kundër Dritës, duke shënuar në fund të takimit.

Si gjithmonë kjo ishte një ndeshje shumë e tensionuar, dy herë takimi ishte ndërprerë, kurse kishte edhe përjashtime nga loja, raporton Koha.net.

Tifozët e Gjilanit “Skifterat” dhe ata të Dritës “Intelektualët”, krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, por nuk lanë edhe pa shkaktuar probleme në fushë.

Së pari takimi u ndërpre kur po zhvillohej minuta e 30, pasi “Skifterat” kishin hedhur mjete piroteknike në fushë. Në pjesën e parë Gjilani ishte më e mirë, duke krijuar më tepër raste shënimi se ekipi kundërshtar.

Atë çka e bënë “Skifterat” në pjesën e parë, e bënë edhe “Intelektualët” në pjesën e dytë, duke hedhur mjete piroteknike që detyroi gjyqtarin të ndërpres takimin për disa minuta.

Në minutën e 84 trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina përjashtohet nga loja me karton të kuq, për ta udhëhequr më pas skuadrën e tij nga tribuna.

Në mintuën e 88 Drita mbetet me një lojtar më pak në fushë, kur Erdin Hashani përjashtohet nga loja me karton të kuq.

Pas përfundimit të kohës së rregullt gjyqtari jep 12 minuta lojë shtesë, që më së miri i shfrytësoi Gjilani, e cila shënoi në minutën e 97 përmes Ylber Kastratit.

Me këtë fitore Gjilani renditet në vendin e katërt me 13 pikë, kurse Drita vazhdon të jetë e fundit me vetëm 3 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...