30 Shtator 2016 - 12:40
Paul Scholes ka thënë se Liverpool është ekipi me më së shumti shanse që mund të fitojë titullin e Premier ligës 2016-17, dhe atë që nga fillimi i këtij sezoni.
Ekipi i Jurgen Klopp kanë marrë 13 pikë deri tani në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, ndërsa mban vendin e katërt në listën e tanishme të Premier Ligës.
Ish - ylli i Manchester United, Schols beson se Liverpool mund të sfidojë seriozisht titullin e kampionit.
“Liverpool duket si një ekip i cili mund të fitojë Premier Ligën” ka thënë ai për BT Sport, transmeton koha.net.
“Unë mendoj se është një sfidë e madhe për Manchester United që të shkojë atje (më 17 tetor) të luajë e të fitojë diçka nga kjo lojë”.
“Unë mendoj se United edhe me barazim do të gëzoheshin. Liverpool ka probleme paksa me mbrojte, por duke thënë se kualitetin që kanë ata në sulm gjatë këtij sezoni, ata duken sikur do të shënojnë ndaj çdokujt”.
“Unë shpresoj që ata të mos fitojnë ligën”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...