30 Shtator 2016 - 11:56
E para mund të duket e lehtë (Lihtenshtejni), por nuk është e tillë dhe pastaj do të përballemi me Spanjën që është kthyer në nivelet e disa viteve më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikën e saj”, është shprehur në fillim italiani. Kombëtarja e Shqipërisë ishte një nga pesë debutueset në Evropianin e fundit në Francë, saqë edhe vetë fakti i vajtjes në një turne të kësaj shkalle u konsiderua si arritje e madhe dhe festë të vërtetë. Heroi kryesor konsiderohet specialisti italian Giani De Biazi, i cili udhëhoqi përfaqësuesen shqiptare në vitin 2011 dhe solli në Euro 2016 nga grupi me Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë.
Por tani ai ka përballë një skuadër të madhe si Spanja që normalisht frikëson çdokënd. “Niveli teknik i lojtarëve të kombëtares spanjolle është i jashtëzakonshëm ashtu si lojtarët e saj, nga Diego Kosta te David Silva, Jordi Alba. Me pak fjalë, një ndeshje dosido”, vazhdoi më tej De Biazi. Italiani zbulon dhe të famshmen ofertë nga Dinamoja e Zagrebit. Presidenti i Dinamos, i bëri një ofertë trajnerit të kombëtares shqiptare Xhani De Biazi. Qëllimi ishte që trajneri aktual i Shqipërisë është të drejtonte si kuqezinjtë dhe ekipin kroat. Tekniku kuqezi, Giani de Biazi shihej si trajneri ideal për kampionët e Kroacisë.
Por De Biazi zbulon tjetër prapaskenë. “Nuk pata asnjë telefonatë nga ta, pastaj unë kam një kontratë me kombëtaren shqiptare, jam i kënaqur që drejtoj kombëtaren dhe synoj ta respektoj këtë impenjim. Sa për kampionatin italian, Juve, Napoli, po pastaj? Kujdes Interin, i cili nuk ka angazhime në Ligën e Kampionëve, dhe mund të përqendrohet mbi një objektiv të vetëm. I shoh “neroazzurrët” si një skuadër që mund të krijojë probleme”, u shpreh Giani De Biazi. Në fund një batutë për portierin e Zvicrës që i priti goditjen Shkëlzen Gashit në minutën e fundit të takimit në Europian.
Portieri bëri një gafë në Champions, por fatkeqësisht, jo në takimin me Shqipërinë. “Unë do të kisha dashur ta shihja në Europian në ndeshjen ndaj nesh”, mbylli italiani. Faktikisht Xhani De Biazi është në një udhëkryq jo të vogël përsa i përket të ardhmes me Shqipërinë. Italiani rrezikon jo pak shkarkimit nga Shqipëria.
Në fakt, nëse kuqezinjtë nuk fitojnë me Lihtenshtejnin, gjasat janë që Xhani De Biazi të jetë shumë i cënueshëm përsa i përket të ardhmes me kuqezinjtë. Burime në FSHF bëjnë me dije se ai mund të shkarkohet për rezultate të dobëta, siç ka ndodhur më parë me Oto Bariçin që u mund nga Rumania e Bjellorusia e Josep Kuzhe që la kuqezinjtë pasi skuadrën e tij e mundi Luksemburgu jashtë. Zërat thonë se të njëjtin fat mund të pësojë edhe Xhani De Biazi nëse nuk mund Lihtenshtejnin dhe ndëshkohet thellë nga Spanja.
Dyshja e Championsit Janë dyshja perfekte e Championsit. Taulant dhe Granit Xhaka. Shqipëria dhe Zvicra. Dy vëllezër, por që i kanë rënë në sy edhe UEFA-s. Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në “Tëitter” ka postuar një foto të vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka. “Dashuri vëllazërore”, ka shkruar faqja e Ligës së Kampionëve. Dy futbollistët shqiptarë ishin titullarë, duke u ballafaquar me njëri-tjetrin edhe në garën më prestigjioze të futbollit europian për klube, Champions, Arsenal-Bazel, gjë që e bënë për herë të parë në finalet e “Euro 2016”. Pas ndeshjes kanë ardhur edhe vlerësimet për lojtarët. Granit Xhaka është kuotuar me notën 6.9, ndërsa Taulanti me 5.9.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...