30 Shtator 2016 - 13:32
Futbollistët e Llapit kanë realizuar tre gola në pjesëlojën e dytë për të mposhtur Besën me rezultatin 3:2, ndonëse pejanët në pjesëlojën e parë krijuan epërsi prej dy golave.
Florim Bërbatovci (48'), Bujar Idrizi (57') dhe Edon Zeqiri (85') shënuan për rikthimin e madh të Llapit. Golat për Besën i realizuan Qemail Elshani (2') dhe Ilir Avdyli (5' autogol). Për Llapin kjo është fitorja e tretë rresht, me të cilën ngrihet në kuotën e 15 pikëve dhe zë pozitën e tretë në tabelë. Besa ka tri pikë më pak dhe renditet e katërta.
"Në pjesëlojën e parë patëm gabime që na kushtuan me dy gola të shpejtë, por gabimin e përmirësuam në pjesëlojën e dytë, duke realizuar tre gola dhe siguruar një fitore të vlefshme. U treguam një ekip me karakter, pasi arritëm të bëjmë një rikthim të madh. Ishte fitore plotësisht e merituar, edhe pse kemi mundur të shënojmë edhe më shumë gola", ka thënë trajneri i Llapit, Tahir Batatina...(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...