30 Shtator 2016 - 12:32
Dy tifozëritë e skuadrave të qytetit të Gjilanit, Dritës "Intelektualët" dhe Gjilanit "Skifterat", të enjten mbrëma janë grumbulluar në vende të ndryshme për t'i bërë përgatitjet e fundit para derbit më të madh në vend.
Derbi më i zjarrtë, zhvillohet të premten (sot, 15:00) në Gjilan, në kuadër të xhiros së shtatë të Vala Superligës në futboll. "Skifterat" janë tubuar në orën 19:00 te fushat në Gavran, kurse
"Intelektualët" një orë më vonë para stadiumit të qytetit ku edhe do të zhvillohet ndeshja. Anëtarët e dy grupeve të tifozëve thonë se janë gati për t'i përkrahur skuadrat e tyre të zemrës në fushë. E gati janë shprehur edhe futbollistët e të dyja skuadrave, që sa herë takohen ndajnë Gjilanin në dysh dhe jo vetëm atë, por edhe familjet.
Dritës si vendase do t'i takojë më shumë hapësirë në stadium për tifozë, mirëpo ata të Gjilanit ngulin këmbë se zëri i tyre do të dëgjohet më shumë...(më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...