30 Shtator 2016 - 10:39
Skuadrat janë dënuar, meqë kishin shkëputur njëanshëm kontratat me lojtarë dhe trajnerë të huaj. Për këtë FBK-ja, u ka dhënë edhe një javë kohë t'i shlyejnë obligimet, e më pas të kenë mundësi t'i regjistrojnë lojtarët e shumtë të huaj që i kanë angazhuar gjatë verës. Nëse nuk e bëjnë këtë, dy skuadrat duhet të luajnë me vendorët që i kishin stinorin e shkuar dhe juniorët.
Në fundjavë, adhuruesit e basketbollit në vend mund të përcjellin vetëm ndonjë ndeshje eventuale, nëse skuadrat vendosin për të tilla. Ata që e pëlqejnë basketbollin nuk do të mund të shohin ndeshje kampionale, ndonëse edicioni 2016/17 i Superligës në basketboll ishte planifikuar të niste të shtunën, më 1 tetor. Por Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të mërkurën mbrëma vendosi që edicioni i ri të shtyhet për një javë.
Kështu kampionati do të nisë më 8 tetor e jo më 1 tetor siç ishte parashikuar më herët. Për një javë janë shtyrë edhe garat në Ligat e tjera, por i rëndësishëm vlerësohet vendimi për Superligë. FBK-ja ka thënë se vendimin për shtyrje e ka marrë pas kërkesës së klubeve, pa dhënë shumë detaje...(më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...