Sigurimi i biletave për Shkodër kthehet në “mision”

30 Shtator 2016 - 08:39      

Barrën për shitjen e biletave e ka marrë përsipër "MoneyGram". Në Prishtinë ishte vetëm një pikë shitëse dhe në të pas orës 11:00 të së enjtes, kur edhe dolën në shitje, nuk mund të gjendeshin biletat më të kërkuara, ato në vlerë prej 15 dhe 20 euro. Pasdite as ato të 7 eurove, për qëndrim prapa portave.

Kanë mbetur edhe pak bileta të 55 eurove dhe bileta VIP në vlerë 130 euro. Në qytetet e mëdha dhe me shumë tifozë futbolli, si në Mitrovicë, Gjakovë dhe Gjilan, nuk kanë dalë fare në shitje, ndërkohë që në Prizren ishin tri pika, në Suharekë dy, kurse në fshatrat Zallq e Gurakoc nga një, shkruan sot Koha Ditore.

Në Prishtinë ishte vetëm një pikë ku mund të bliheshin biletat për ndeshjen eliminatore Kosovë - Kroaci, që do të zhvillohet më 6 tetor në Shkodër. Radhët ishin të gjata nga mëngjesi i së enjtes, kur nisi shitja e tyre.

Por, ata që prisnin në radhë mund të quheshin me fat, pasi në disa qytete të mëdha të Kosovës, nuk kanë dalë fare në shitje biletat për këtë ndeshje, që është e para e Kosovës si vendase në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2018.

Barrën për shitjen e biletave e ka marrë përsipër "MoneyGram" dhe në pikën e saj te Qafa, pas orës 11:00 të së enjtes nuk mund të gjendeshin biletat më të kërkuara, ato në vlerë prej 15 dhe 20 euro. Pasdite as ato të 7 eurove për qëndrim prapa portave. Kanë mbetur edhe një numër i biletave të 55 eurove dhe bileta VIP në vlerë 130 euro...(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...