29 Shtator 2016 - 18:35
Pasi shitjes së Paul Pogbas në Manchester United, skuadra italiane ishte vënë pas Matuidit, mirëpo marrëveshja me Paris Saint-Germain dështoi në momentet e fundit.
Në lidhje me këtë klubi torinez fajëson agjentin e lojtarit, Mino Raiolan, transmeton KP.
“Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici është ende i hidhëruar me mua, por ai duhet ta dijë se unë nuk kam faj”, ka thënë Raiola për Rai Sport.
“Ne kemi qenë në bisedime me Juventusin, por presidenti i PSG gërnjëherë ka vendosur që ta bllokojë largimin e lojtarit dhe unë nuk kam pasur çka të bëjë”.
“Megjithatë, Paratici duhet ta dijë se nuk janë të vërtetë zërat që ne po diskutojmë rinovimin e kontratës me PSG”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...