29 Shtator 2016 - 17:04
Këtë herë kryeqytetasit mposhtën 1 me 0 Ferizajn.
Në xhiron e shtatë, Prishtina fitoi falë golit të Debatik Currit në minutën e 82-të.
Në takimin tjetër të kësaj xhiroje, Llapi fitoi ndaj Besës 3 me 2.
Llapi arriti të përmbyste epërsinë prej 2 me 0 të Besës në pjesën e parë. Qemail Elshani dhe një autogol i llapjanëve i dhanë epërsinë e dyfishtë pejanëve në pjesën e parë.
Në të dytën, ekipi i Tahir Batatinës arriti të përmbyste rezultatin duke shënuar përmes Florim Bërbatovcit, Bujari Idrizit dhe Edpn Zeqirit.
Prishtina tani prin me 19 pikë në tabelë, një më shumë se Trepça ’89. Llapi është i treti me 15 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...