“E dija që Messi nuk do të pensionohej nga kombëtarja”

29 Shtator 2016 - 14:03      

Ish-trajneri i Argjentinës, Gerardo Martino ka thënë se e ka ditur që Leo Messi do ta ndryshonte vendimin e tij nga pensionimi me kombëtare.

Ylli i Barcelonës ishte pensionuar nga kombëtarja e Argjentinës pas humbjes nga Kili në finale të Copa America në qershor, transmeton Koha.net.

Por, në gusht Messi kishte ndërruar mendje dhe është rikthyer në kombëtare, vendim ky që Martino , i cili dha dorëheqje në korrik, e kishte pritur.

“E dija që Messi do ta rimendonte idenë e pensionimit. Isha i bindur se vendimi për ta lënë ekipi kishte të bënte me çështje të ndryshme”, ka thënë Martino për ESPN.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...