Karakteri ia siguroi Celinës numrin dhjetë të Twente

29 Shtator 2016 - 10:02      

Pas vetëm pak ndeshjeve, një gjë u bë shumë e qartë te skuadra e Twentes: Bersant Celina është pa pikë dyshimi pasardhësi i denjë i të larguarit Hakim Ziyech që para fillimit të këtij edicioni u transferua tek Ajaxi për 11 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht u mendua se vendin e Ziyechit do ta zinte Mateusz Klich, por Celina është ai që po e bart edhe fanellën me numrin dhjetë që e mbante Ziyech. Mënyra se si Celina e ka siguruar këtë fanellë nuk ka qenë aspak e lehtë për lojtarin që u huazua këtë edicion nga Manchester City. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, në tri ndeshje kampionale ka realizuar po aq gola për Twenten, duke u dëshmuar si njëri prej lojtarëve kryesorë këtë edicion në ekip.

Celina kishte vetëm një ditë te Twente kur kuptoi se Ziyech do të largohej në drejtim të Ajaxit dhe fanella me numrin dhjetë do të ishte e lirë. Kosovari për një moment ndërroi mendje dhe shkoi në zyrën e drejtorit teknik të klubit, Jan van Halst. Në bisedë e sipër me Van Halstin, Celina i kërkoi fanellën me numrin dhjetë, por ai i tha se edhe shumë futbollistë tjerë ishin paraqitur me një kërkesë të tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...