Sekretet e Gashit: moda, veturat dhe terapia me akull

29 Shtator 2016 - 09:16      

Atë që Shkëlzen Gashi e bën çdo ditë në SHBA ia kanë zbuluar bashkëlojtarët te Colorado Rapids. Disa nga lojtarët e Colorado Rapids në një video të publikuar kanë zbuluar disa sekrete të kosovarit të Kombëtares shqiptare, shkruan sot Koha Ditore.

Kevin Doyle ka thënë se yllit të skuadrës amerikane i pëlqen të ndjekë modën.
"Gashit i pëlqen shumë moda, gjithnjë vishet mirë. Më së shumti ia kam zili kontratën e sponsorizimit me 'Louis Vuitton'", ka thënë Doyle.
Pos veshjes, Gashit i është zbuluar se pëlqen edhe veturat e shtrenjta.

"E kam ndihmuar Gashin që të pajiset me patentë shofer në SHBA. Kam folur me atë në lidhje me veturën që ai ka ndër mend ta blejë. Mësova që në Zvicër ai zotëron një numër të madh të veturave, diçka shumë interesante", ka zbuluar Bobby Burling.
E tre bashkëlojtarët e tjerë të Gashit kanë vërejtur se para dhe pas stërvitjes apo lojës, kërkon që t'i bëhet masazh në këmbë. Siç thonë ata, sulmuesi kërkon që t'i bëhet edhe terapi me akull në gjunjë dhe kofshë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...