Graniti për përballjen me Taulantin: Emocion i paharruar

28 Shtator 2016 - 23:29      

Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit, thotë se ishte shumë i emocionuar për fitoren e ekipit të tij ndaj vëllait Taulant Xhakës dhe Baselit në Ligën e Kampionëve.

Arsenali fitoi 2 me 0 ndaj ish ekipit të Xhakës në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A, në një ndeshje ku dy vëllezërit luajtën për 90 minuta kundër njëri-tjetrit.

“Çfarë ndeshje! Çfarë emocione të luash kundër ekipit me të cilin mora hapat e parë. Çfarë adrenaline të përballesh me vëllanë tënd. Ndeshje e paharruar. Gjithçka e përsosur. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Graniti në Facebook duke shpërndarë një fotografi me vëllanë e tij.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...