Guardiola lavdëron Cityn, pret takimin me Barçën

28 Shtator 2016 - 23:20      

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka lavdëruar ekipin e tij për barazimin me Celticun.

“Qytetarët” barazuan si mysafir të Celticut 3 me 3, duke u gjendur tre herë në disavantazh.

Ekipi i Guardiolas tani në xhiron e tretë të Grupit C do të përballet me ish-skuadrën e spanjollit Barcelona, për të cilën ai thotë se është ndër më të mirat në botë.

“Ishte e vështirë për ne. Jam i lumtur për reagimin e lojtarëve. Nuk është e lehtë të shënohen tre gola si mysafir. Nuk di sa raste kanë pasur pas golit të tretë. Duhet të kishim fituar. Është e rëndë që të pësosh gol në fillim të dy pjesëve, por ky është futbolli. E di sa vështirë është këtu dhe ata nisën fuqishëm. Është mirë, një pikë, nuk humbëm. Gjithmonë mësojmë. Tani kemi Barcelonën, ndoshta ekipin më të mirë. Mendojmë për Tottenhamin (në Premier Ligë) e pas ndeshjeve ndërkombëtare do të mendojmë për të”, ka thënë Guardiola pas takimit.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...