Shtyhet fillimi i edicionit të ri në basketboll

28 Shtator 2016 - 20:59      

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot të Bordit të Federatës ka vendosur që fillimi i edicionit të ri në Superligën e Kosovës të shtyhet për një javë.

Tani elita e basketbollit në Kosovë do të fillojë më 8 dhe 9 tetor, e jo më 1 e 2 tetor.

Po ashtu garat janë shtyrë për një javë edhe në Ligën e Femrave, Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë të Meshkujve, si dhe në të gjitha kategoritë e reja. Garat në këto liga është dashur të fillojnë më 8/9 tetor dhe tani me vendim të ri të Bordit të FBK-së do të startojnë më 15/16 tetor.

Një vendim të tillë Bordi i FBK-së thotë se e ka marrë pas kërkesës së disa klubeve, pasi të njëjtat kanë deklaruar se nuk janë të përgatitura aq sa duhet për edicionin e ri dhe në këtë mënyrë FBK u ka dhënë edhe pak kohë për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat që i presin në edicionin e ri 2016/17.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...