Prindërit e Taulantit dhe Granitit përkrahin Bazelin në përballjen me Arsenalin

28 Shtator 2016 - 09:48      

Prindërit e Taulant dhe Granit Xhakës do të bëjnë tifo që Arsenali të mposhtet nga Bazeli mbrëmjen e sotme në Ligë të Kampionëve.

Vëllezërit tashmë janë ndeshur mes njëri-tjetrit pasi Taulanti dhe kombëtarja e Shqipërisë luajtën kundër Zvicrës së Granitit në Euro 2016, ndërsa fitues doli Zvicra me rezultat 1-0.

Taulanti i ka thënë gazetës “The Telegraph” se prindërit e tyre, Elmazja dhe Ragipi, janë në Londër për të përcjellë ndeshjen, dhe se do të jetë një rast special për familjen, transmeton Koha.net.

Ragipi dhe Elmazja vijnë nga Kosova, por që janë zhvendosur në Zvicër më 1990 pasi Ragipi ishte liruar nga burgu pas vuajtjes së dënimit prej 3 vjet e gjysmë për pasi mori pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist.

Dyshja u vendos në Bazel dhe sollën në jetë Taulantin e Granitin, ndërsa ky i fundit thotë se prindërit e tij po e përkrahin skuadrën zvicerane përball ‘Topçinjve’ “për shkak të ndjenjave” – ndonëse do të ishin të lumtur pavarësisht se cila skuadër do të fitonte. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...