Ylli i notit vendos të ndërrojë sportin

28 Shtator 2016 - 12:01      

Ish-kampioni olimpik në not, francezi Florent Manaudou, ka vendosur të marrë pushim nga noti dhe të nisë karrierë në hendboll, raportoi të martën agjencia "AFP". Medalisti i artë në 50 metra krol në "Londra 2012", ka treguar se dëshiron të provojë fatin në hendboll, shkruan sot Koha Ditore.

"Unë kam dashur të evitoj vazhdimin e karrierës në not pa kënaqësi", ka thënë Manaudou.
Manadou 25-vjeçar do të stërvisë me skuadrën e hendbollit Aix-en-Provence, ndonëse thotë se nuk ka ndonjë ambicie.

"Nuk kam ndonjë ambicie me përjashtim që të jap më të mirën dhe të gjej një burim tjetër të kënaqësisë", ka thënë notari Manaudou.
Ai ka insistuar se do të vazhdojë të notojë në disa mitingje, përfshirë edhe në kampionatin francez në nëntor, por do të zvogëlojë aktivitetin në pishinë.

Manaudou në Lojërat Olimpike "Rio 2016" të mbajtura muajin e kaluar fitoi medaljen e argjendtë në 50 metra krol. Medaljen me të njëjtin shkëlqim e fitoi edhe në 4x100 metra krol me stafetën e Francës...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...