Trepça kërkon fitoren e parë të sezonit kundër kampionit

28 Shtator 2016 - 12:31      

Skuadra e Trepçës është e vetmja në Superligën e Kosovës në futboll që ende nuk e ka shijuar fitoren. Fitoren, ekipi nga Mitrovica synon ta arrijë pikërisht kundër kampionit në fuqi, Ferronikelit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja Trepça - Ferronikeli zhvillohet të mërkurën (sot, 15:00) në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë dhe i takon javës së shtatë të Vala Superligës së Kosovës. Fitore synon edhe skuadra nga Drenasi. Trepça është në vendin e parafundit me tri pikë nga tri barazime të marra, kurse Ferronikeli në pozitën e shtatë me nëntë pikë.

"Do të thosha se nuk jemi skuadra e vetme pa fitore, por skuadra e vetme pa fat. Pas lojërave që kemi zhvilluar, lojtarët e Trepçës nuk e meritojnë këtë pozitë. Vetëm fati na ka munguar, pasi po t'i realizonim rastet që i kemi krijuar, Trepça së paku do të ishte në tri vendet e para. Ne kemi ngritje të formës dhe shpresojmë që në ndeshjen kundër Ferronikelit të dalim fitues edhe pse kundërshtari është ndër ekipet më të forta në Superligë. Me një angazhim të madh mund të dalim fitues. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur, sepse të dyja skuadrat kemi lojtarë kualitativë. Ai shikues që do të jetë i pranishëm në tribuna, do të kënaqet. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi në ndeshje të tilla vendos ekipi që bën veprimin e duhur në momentin e duhur", ka thënë trajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...