28 Shtator 2016 - 09:25
E kemi për obligim t'ia kthejmë nderin Kosovës. Pra, Shqipëria do ta përkrahë Kosovën në të njëjtën mënyrë sikurse Kosova që e ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrahë Shqipërinë në çdo ndeshje", është shprehur të martën për gazetën Armir Grimaj.
Përfaqësuesja e Kosovës nuk do ta ndiejë mungesën e stadiumit të Prishtinës apo Mitrovicës në ndeshjen e parë si vendase në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror "Rusia 2018". Kosova do të luajë si vendase në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës kundër Përfaqësueses së Kroacisë më 6 tetor.
Ish-portieri i Flamurtarit të Prishtinës, Armir Grimaj, që njëherësh është edhe koordinator i stadiumit të rinovuar të Shkodrës, thotë se Kosova do të ndihet si në shtëpinë e vet, pasi do të ketë përkrahje maksimale jo vetëm nga shkodranët, por gjithë shqiptarët.
Grimaj, që është trajner i Kombëtares së femrave të Shqipërisë, insiston se Shqipëria duhet t'ia kthejë nderin Kosovës. ..(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...