Hajrizi mungon në stërvitje, por jo edhe fyerjet kundër tij

28 Shtator 2016 - 11:31      

Drilon Hajrizi nuk është paraqitur në stërvitjen e Sigal Prishtinës të martën mbrëma, që ishte e para për klubin bardhekaltër pas kthimit nga Ulqini ku ishte për përgatitje, shkruan sot Koha Ditore.

Sigal Prishtina të dielën mbrëma është kthyer nga Ulqini, ku me klubin ishte edhe Hajrizi, që u transferua në fillim të këtij muaji nga Peja.

Me të filluar stërvitja në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në tribuna është paraqitur një grup prej 100 tifozëve të Prishtinës - "Plisat". Ata kanë qëndruar rreth gjysmë ore, duke kënduar për klubin e tyre, por njëkohësisht edhe duke e fyer Hajrizin, të cilin nuk e duan të veshur bardhekaltër.
"Plisat" janë kundër Hajrizit, pasi insistojnë se ai kishte fyer me herët Sigal Prishtinën.

Në fakt, gjatë ditës së martë, "Plisat" dhe Kryesia e Prishtinës, përmes dy komunikatave të ndryshme zbutën tonet e komunikimit. "Plisat" thanë se janë për një "zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme", derisa Kryesia tha se nuk ka fyer asnjë nga "Plisat".

Kjo erdhi si pasojë e ashpërsimit të komunikimit në ditët e kaluara, ku "Plisat" u shfaqën hapur kundër Hajrizit dhe Kryesisë, kurse Kryesia në mbrojtje të tij dhe kundër shantazhit e kërcënimit.
Megjithëkëtë, stërvitja e së martës foli ndryshe...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...