28 Shtator 2016 - 10:30
Vetëm një sasi e vogël e biletave do të dalin në shitje para stadiumit "Loro Boriçi" në Shkodër në ditën kur Kosova do të luajë kundër Kroacisë.
Pjesa tjetër e biletave do të dalë në shitje nëpër të gjitha filialet e "MoneyGram" në Kosovë. Bileta më e lirë do të kushtojë 7 euro, kurse VIP bileta 130 euro. Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë do të luhet më 6 tetor në Shkodër dhe nis në orën 20:45. Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e dytë eliminatore dhe e para si vendase. Por, meqë nuk ka një stadium të hairit, ndeshjen do ta luajë në Shkodër.
Në ndeshjen e parë eliminatore Kosova barazoi me Finlandën në Turku.
"Nga mëngjesi i së mërkurës shikuesit që dëshirojnë ta përcjellin ndeshjen e Kosovës kundër Kroacisë do të kenë mundësi që t'i blejnë biletat. Biletat do të jenë në shitje në të gjitha pikat e 'MoneyGram' në të gjithë Kosovën. Vetëm një sasi e vogël e biletave do të lëshohen në shitje në ditën e ndeshjes në Shqipëri. Besoj se gjithçka do të shkojë në rregull dhe pritjet nuk do të jenë të gjata për një biletë, pasi ka shumë pika ku mund t'i blejnë", ka njoftuar të martën nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...