Top-shënuesit shqiptarë të ligave të dobëta

28 Shtator 2016 - 11:02      

Llullaku ka shënuar tetë gola në dhjetë ndeshje të kampionatit rumun. Pret të vazhdojë me këtë formë dhe më pas të marrë ftesën për t'iu ribashkuar Kombëtares shqiptare. Gola po shënon edhe Njazi Kuqi në Finlandë. Në 21 ndeshje ka shënuar plot 15. Efikas janë treguar edhe disa sulmues tjerë shqiptarë në liga të dobëta apo mesatare, shkruan sot Koha Ditore.

Azdren Llullaku shpreson që shpejtë të marrë shpërblimin për formën e lartë që po kalon. Sulmuesi shpreson që të ftohet në Kombëtaren e Shqipërisë në futboll për dy ndeshjet e radhës. Në fakt mediat në Rumani kanë shkruar se Llullaku është ftuar nga përzgjedhësi Gianni de Biasi për ndeshjet me Lihtenshtajnin e Spanjën, por vetë sulmuesi të martën pasdite ka bërë të ditur për gazetën se ftesë nuk ka marrë ende.

"Po pres dhe shpresoj në lajme të mira", ka thënë Llullaku.
Ai po ka stinor ëndrrash në kampionatin e Rumanisë në futboll. Pas xhiros së dhjetë është realizatori më i mirë me plot tetë gola të shënuar. Po luan për skuadrën Gaz Metan Medias që është kthyer në elitën e futbollit rumun. 28-vjeçari nga Istogu golin e tetë e shënoi të hënën mbrëma në ndeshjen e xhiros së dhjetë. Llullaku për Gaz Metanin kishte luajtur prej vitit 2012 deri në fillim të këtij viti. Gjashtë muajt e parë të 2016-s i kaloi te CSMS Iasi, skuadër tjetër e kampionatit rumun. Në verë u kthye aty ku ndjehet mirë te Gaz Metani dhe vendimi doli i qëlluar...(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...