Sportistët në pritje të bursave që duhej t'i merrnin para "Rio 2016"

28 Shtator 2016 - 09:02      

Disa prej bursave që duhej t'i merrnin para Lojërave Olimpike në Rio, sportistët kosovarë nuk i kanë marrë ende. Bëhet fjalë për disa bursa në vlerë 500 dollarë në muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Përgjegjës për shpërndarjen e bursave është Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërkohë që mjetet janë ndarë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (2/3 e vlerës së bursës) dhe nga komunat prej nga vijnë sportistët (1/3 e vlerës së bursës).

Në KOK thonë se ka pasur një gabim dhe se bursat do të ndahen së shpejti. Bursat ishin të destinuara për periudhën janar 2015 - gusht 2016, dhe u dhanë për përgatitje të sportistëve për ngjarjen që ka kaluar tashmë.

Ka kaluar më shumë se një muaj që kur kanë mbaruar lojërat olimpike "Rio 2016", ku për herë të parë mori pjesë edhe Kosova. Nga kjo ngjarje, më e madhja e sportit, Kosova u kthye me një medalje të artë, të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi.
Por Kelmendit dhe 14 sportistëve të tjerë, përfitues të bursave nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe nga komunat prej nga vijnë ata, ende nuk u janë dhënë një shumë e konsiderueshme e të hollave...(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...