27 Shtator 2016 - 22:21
Granit Xhaka i Arsenalit dhe vëllai i tij Taulant Xhaka i Baselit do të takohen nesër në Emirates në kuadër të ndeshjes së dytë në Grupin A në Ligën e Kampionëve.
Trajneri francez thotë se di shumë për Baselin pasi ka marrë informata nga Granit Xhaka dhe Mohamed Elneny që kanë luajtur aty, ndërsa për duelin e vëllezërve thotë se kjo është çështje brenda familjes.
“Sigurisht më kanë ndihmuar. Sepse Xhaka luan kundër Xhakës nesër, andaj besoj se është më shumë çështje familjare”, ka thënë francezi. “Mendoj se ata mbajnë pak sekrete nga njëri tjetri, por sigurisht se e njohim Baselin sepse kemi blerë Elnenyn sezonin e shkuar nga Baseli”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...