Southgate, përkohësisht përzgjedhës i Anglisë

27 Shtator 2016 - 21:47      

Gareth Southgate është përzgjedhësi i përkohshëm i Anglisë në futboll.

Pas largimit të Sam Allardycet pas vetëm 67 ditëve në krye të “Tre Luanëve”, Federata e Anglisë ka njoftuar se Southgate është trajneri i përkohshëm i përfaqësueses.

Zyrtare: Sam Allardyce nuk është më përzgjedhësi i Anglisë

Largimi i Allardycet vjen pas skandalit të publikuar nga “The Guardian”. Në një video të publikuar shihet Allardyce që kishte arritur një marrëveshje me një biznesmen duke ofruar këshilla për të bërë mashtrime me transferime, duke shkelur ligjet e Federatës Angleze. Ai në këtë video kishte pranuar shumën prej 400 mijë funtesh.

Pas largimit, vetë “Big Sam” ka kërkuar falje publike për veprimet e tij.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...