Shkëlzen Gashi në formacionin e javës të kampionatit amerikan

27 Shtator 2016 - 15:34      

Shkëlzen Gashi është vendosur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin amerikan të futbollit. Po ashtu, sulmuesi është në garë për trofeun e golit të më bukur.

Një vend në formacionin më të mirë dhe në garë për golin më të bukur të javës.

Shkëlzen Gashi vazhdon të jetë protagonist në kampionatin amerikan, pasi dy golave të shënuar në sfidën e fundit të Kolorado Rapids.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ndihmoi skuadrën e tij në barazimin 3-3 në trassfertë kundër Vankuver.

Futbollisti gjeti në fillim rrugën e rrjetës nga pika e 11-metërshit.

Më pas shënoi edhe golin e dytë personal me një goditje spektakolare.

Pikërisht, ky gol është edhe në garën për atë më të bukurin e javës së 29-të të kampionatit amerikan të futbollit.

Por në pritje të vendimit, që do të merret pas votimit të tifozëve, Shkëlzen Gashi mund të shijojë një tjetër sukses personal.

Ai është vendosur në formacionin ideal të javës, duke u vendosur përkrah sulmuesit spanjoll David Vija dhe lojtarëve të tjerë të spikatur në javën e fundit të Ligës Amerikane të Futbollit.

Të gjitha këto konfirmojnë formën e shkëlqyer që po kalon Shkëlzen Gashi në sezonin e dytë me Kolorado Rapids.

Në këtë kampionat, futbollisti i kombëtares shqiptare ka realizuar shtatë gola. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...