Foto: Reuters

Xhaka i madh “kërcënon” të voglin

27 Shtator 2016 - 09:56      

Mbrojtësi i FC Baselit, Taulant Xhaka, edhe njëherë ka treguar se po e pret me padurim përballjen me klubin e vëllait të tij Granitit, Arsenalin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Përmes një postimi në Facebook, Taulanti, i cili mbron ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë, e ka paralajmëruar Granitin se klubi i tij do të del fitues në këtë përballje.

“Mezi po pres ndeshjen kundër Arsenalit dhe gëzohem që do të takoj vëllanë tim, por ai duhet ta dijë, se ne do dalim fitimtarë nga fusha”, ka shkruar Taulant Xhaka në Facebook, raporton Koha.net.

Taulanti, në një bisedë për “The Telegraph”, ka thënë se Graniti, që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, duhet të jetë i durueshëm në Arsenal, por “ai dhe unë e dimë se do të përparojë atje”.

Kujtojmë se Xhakat u përballën për herë të parë mes njëri-tjetrit në kuadër të Euro 2016, njëri për Shqipërinë e tjetri për Zvicrën, ndërsa përballja tjetër mes tyre do të jetë të mërkurën (28 shtator) në kuadër të Ligës së Kampionëve.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...