Referët në Bosnjë sulmohen në rrugë [video]

27 Shtator 2016 - 13:01      

Referët e futbollit në Bosnjë e Hercegovinë janë konfrontuar nga disa huliganë, pas disa vendimeve të dyshimta gjatë ndeshjes ndërmjet Shirokit dhe Sarajevës (2:2) të dielën.

Referi Ognjen Valjiq ka rrëfyer se ai dhe kolegët e tij Senad Ibrisimbegoviq dhe Sreten Udoviçiq janë sulmuar nga huliganët pas ndeshjes së elitës së Bosnjës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas mediave në Bosnjë, Valjiq mori disa vendime kontroverse gjatë ndeshjes.

“Ky nuk ishte kërcënim, ishte më tepër si tentim vrasje. Jam ende duke u dridhur dhe kam lot në sy”, tha Valjiq për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”. “Udoviçiq dhe unë ishim rreth pesë kilometra larg qytetit kur një Ford Focus i kuq na tejkaloi dhe papritmas frenoi para nesh. Kishin qëllim të na vrasin. Disa minuta më vonë, tri vetura të tjera na tejkaluan dhe na bllokuan rrugën. Udoviçiq arriti të shmangej me kohë. Vozitëm rreth gjysmë kilometri prapa dhe më pas e telefonuam zyrtarin e Federatës së Futbollit të Bosnjë e Hercegovinës, Salem Prolican, pasi nuk na u përgjigj policia. Ai arriti të kontaktonte policinë dhe na tregoi që të shkojmë te një vend i caktuar ku po na priste policia. Ne dhamë deklaratë. Jemi ende në shok. Ky nuk është sport”.

Valjiq ndërkohë ka shtuar se vetura e Ibrisimbegoviqit është sulmuar me gurë dhe me shishe, derisa po largohej nga stadiumi pas ndeshjes.

Ndeshja e xhiros së dhjetë të elitës së futbollit të Bosnjës përfundoi 2:2, ndërsa skuadra mysafire, Sarajeva, që nga minuta e 25-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Sasha Baliqit. Dyshohet se sulmi u krye nga tifozët e Sarajevës.

Sarajeva pas 10 xhirove zë vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Shiroki është i teti me 13 pikë. Ligën e kryeson Zrinjski me 23 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...