Lojtarët e ligave të Evropës Lindore mbesin me muaj pa paga

27 Shtator 2016 - 12:30      

Klubet e futbollit në Evropën Lindore janë në gjendje të brishtë dhe vonesat në pagesa të lojtarëve është problem kronik, ka thënë të hënën Unioni Botëror i Lojtarëve (FIFPro).

FIFPro ka thënë se në disa prej klubeve lidere në rajon ka një sistem të dyfishtë për pagesa, ku lojtarët elitarë paguhen në kohë, ndërsa të tjerët duhet të presin, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Ka dallim të madh mes kontratave të lojtarëve yj dhe të tjerëve”, thotë Dejan Stefanoviq, presidenti i Unionit Slloven të Lojtarëve (SPINS).

Stefanoviq ka thënë se disa nga lojtarët më pak të njohur kanë një nen të shënuar në kontratat e tyre, me të cilin pajtohen të paguhen më vonë.

Sllovenia, vendlindja e presidentit të ri të UEFA-s, Aleksandar Çeferin, është përmendur përkrah Kroacisë, Çekisë dhe Rumanisë si shtetet ku lojtarët shpesh trajtohen si të vetëpunësuar.

FIFPro ka thënë se ka bërë gjatë kampanjë për kontrata standarde të punës që të jenë të obligueshme, e që në disa shtete nuk janë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...