Foto: Reuters

Mbrojtësi i Parisit dënohet me dy muaj burgim

27 Shtator 2016 - 12:03      

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Serge Aurier, është dënuar me dy muaj burg për shkak të sulmit ndaj një polici, derisa po largohej nga një klub nate në maj.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, që ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për dhunë ndaj policisë, ka mbetur i lirë derisa të shqyrtohet apeli, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai po ashtu është gjobitur me 600 euro, ndërsa është detyruar të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore në vlerë 1.500 euro.

“Ne jemi duke apeluar ndaj këtij vendimi. Ai nuk është fajtor dhe duhet të shpallet i pafajshëm”, ka thënë avokatja e tij Claire Boutard de la Combe, përcjell agjencia “Reuters” të hënën.

Përleshja me policin thuhet të ketë ndodhur në Paris më 30 maj të këtij viti në orët e hershme të mëngjesit. Mbrojtësi ishte ndalur nga policia dhe po i nënshtrohej një testi të alkoolit, pasi u largua nga klubi i natës.

Aurier në atë moment e ka goditur policin. Sipas dëshmisë së policisë, viktima është dashur të marrë një ditë pushim për t'u rikuperuar nga lëndimet.

Mirëpo 23-vjeçari Aurier ka mohuar akuzat duke thënë se ai ka qenë viktimë e dhunës së policisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...