27 Shtator 2016 - 11:40
Fury 28-vjeçar është tërhequr nga rimeçi me Vladimir Klitschkon i paraparë të mbahej më 29 tetor, siç raportohet, për shkak të shëndetit jo të mirë mendor.
Anglezi, që kishte mposhtur Klitschkon në nëntor të vitit 2015, kishte anuluar rimeçin edhe në qershor.
“Furyt do t'i merren titujt dhe pas betejës ligjore, ai do të thotë: ‘Nuk dua më të boksoj, kam mbaruar’, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Do të jetë vërtet rrëmujë dhe do të duhet ndoshta një vit për t'u zgjidhur.
E di se ka sensitivitet rreth çështjeve të shëndetit mendor, por ky është biznes. Federatat botërore kanë parë mjaft. Titulli i botës në peshën e rëndë është pjesë e madhe e biznesit të tyre dhe nuk kanë bërë para nga kjo për afro një vit”, ka thënë Hearn.
Fury mposhti Klitschkon në Gjermani me vendim unanim, duke i shkaktuar ukrainasit humbjen e parë që nga viti 2004 dhe ia mori titujt e botës në versionet WBA, WBO, IBF dhe WBO, ndërsa amerikani Deontay Wilder ka brezin tjetër të madh, atë WBC... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...