Foto: Reuters

Conte përgatit fshesën, në listë Cahill e Ivanoviq

27 Shtator 2016 - 11:19      

Antonio Conte është i gatshëm të bëjë një pastrim të repartit defensiv, pas humbjes turpëruese 3:0 që pësoi në udhëtim të shtunën ndaj Arsenalit.

Branislav Ivanoviqi dhe Gary Cahill, fajtor në golin e parë të Arsenalit, pritet të pësojnë nga fshesa e trajnerit të Chelseat, i cili po shikon të konsolidojë mbrojtjen, që ka pranuar 12 gola në katër ndeshje.

John Terry dhe Kurt Zouma janë pranë rikthimit dhe kjo do t'i japë Contes më tepër opsione në javët në vijim.

Por, Terry 35-vjeçar është në fund të karrierës dhe Conte do të shikojë të transferojë një mbrojtës anësor dhe dy qendërmbrojtës për të forcuar repartin defensiv, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Kjo vë në dyshim edhe pozitën e titullarit të David Luizit, që u kthye në verë nga Paris Saint-Germaini.

Conte ka dështuar të transferojë shënjestrat e tij kryesore që i kishte në verë, Leonardo Bonuccin e Juventusit dhe Kalidou Koulibalyn e Napolit. Ai më pas transferoi mbrojtësin e majtë Marcos Alonso nga Fiorentina dhe David Luizin nga PSG-ja.

Por, Conte ende beson se i duhet të ketë më tepër opsione në mbrojtje dhe do të synojë të transferojë lojtarë gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...