
27 Shtator 2016 - 09:16
Çmimet e biletave për ndeshjet e Arsenalit shkojnë deri në rreth 37 funte, ndërsa për të parë Leicesterin në Ligë të Kampionëve do ju kushtojë së paku 35 funte, raporton Reuters.
Gjiganti italian, Juventus, është klubi më i shtrenjtë për t’u përcjellë në shtëpi me biletat që sillen rreth 39 funte, para kampionëve të La Ligas, Barcelona (38 funte).
Për të parë ndeshjet e klubit skocez, Celtic (33 funte) u kushton më shtrenjtë se kampionët e Ligës së Kampionëve Real Madrid (30 funte), skuadrën e fuqishme të Bundesligës, Bayern Munich (26 funte) dhe Manchester Cityn (25 funte), transmeton Koha.net.
Tottenham Hotspur ofron bileta për rreth 23 funte për shkak të kalimit të tyre të përkohshëm në stadiumin Wembley.
Në stadiumet tjera të kontinentit, Sevilla, e cila bën pjesë në top-5 klubet me biletat më të shtrenjta, i detyron shikuesit të paguajnë së paku 34 funte ndërsa ndeshjet e Paris St Germain kushtojnë së paku 24 funte.
Me katër funte, Dynamo Kiev i Ukrainës ofron biletat më të lira në Evropë.
Çmimi mesatar për një biletë për të parë një ndeshje futbolli në Ligë të Kampionëve në fazën e grupeve është 26 funte, ka zbuluar studimi.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...