Reali para testit të madh - Dortmund

27 Shtator 2016 - 10:55      

Kampioni i Evropës, Real Madridi, i inatosur pas barazimeve të njëpasnjëshme në La Liga, do të jetë mysafir i Borussia Dortmundit që në ndeshjet e fundit po tregon formë të jashtëzakonshme.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën mbrëma (20:45) dhe i takon xhiros së dytë të Grupit F të Ligës së Kampionëve, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Pas serisë prej 16 fitoreve rresht në La Liga, skuadra e Zinedine Zidanes është ndalur në dy ndeshjet e fundit, duke barazuar me Villarrealin (1:1) dhe Las Palmasin (2:2).

Me gjithë këto barazime, madrilenët kanë arritur ta mbajnë kreun e tabelës në La Liga pas gjashtë xhirove. Kanë tubuar 14 pikë, një më shumë se Barcelona.

Ndërkohë, Borussia Dortmundi nuk di për humbje prej datës 10 shtator kur pësoi në udhëtim nga RB Leipzigu (1:0) në kuadër të Bundesligës.

Prej asaj kohe, Dortmundi ka regjistruar katër fitore rresht në të gjitha garat dhe ka shënuar hiç më pak se 20 gola, përfshirë këtu edhe triumfin e thellë 6:0 në udhëtim ndaj Legia Varshavës në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.

Në Bundesligë, Dortmundi zë vendin e dytë në tabelë, kurse me fitoren e fundit ndaj Freiburgut (3:1) ka barazuar rekordin e klubit prej 25 ndeshjeve rresht pa humbje në shtëpi në kuadër të kampionatit gjerman... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...