27 Shtator 2016 - 10:30
“Ishte një zgjedhje e vështirë, por unë mendoj se kam bërë zgjedhje të drejtë. Kosova më donte mua që nga koha kur unë luaja në Elfsborg. Dhe më donte më shumë se Suedia, shkruan sot “Koha Ditore”. Në muajt e fundit kam pasur shumë mendime në kokë. Kosova ka nisur një epokë të re dhe unë dua të jem pjesë e saj”, ka thënë Zeneli të hënën për “telegraaf.nl”.
Zeneli në të kaluarën ka luajtur 11 ndeshje për ekipin Shpresa të Suedisë. Ka shënuar një gol. Është paraqitur edhe për U-19 dhe U-17 të shtetit skandinav.
Ai në nivelin senior ka debutuar në vitin 2014 te skuadra e Suedisë, Elfsborg. Për këtë skuadër në 46 ndeshje shënoi 11 gola. Pas një edicioni të shkëlqyer, Zeneli pranoi ofertën e skuadrës holandeze, Heerenveen.
Me ekipin nga Holanda ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Në shtatë paraqitje në kampionatin elitar të Holandës ka shënuar tre gola... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...